TV LEZHA

TV LEZHA

LEZHJANËT I BLLOKOJNË RRUGËN RAMËS, KRYEMINISTRI DEVIJON UDHËTIMIN DREJT PUKËS

Kryeministri Edi Rama devijoi rrugën në hyrje të Lezhës pasi demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Vaut të Dejës i bllokuan rrugën kryesore ku ishte nisur për nje vizite në qytetin e Pukës. Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur pasi prania e tyre është vënë re pas grumbullimit të protestuesve, strategji kjo siç duket e vetë partisë demokratike për ta mbajtur hermetik këtë tubim. Në momentin e bllokimit te rrugës pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve kur ra në sy edhe konfrontime me drejtorin e policisë Ferdinant Mara. Protestuesit kerkuan largimin e kryeministrit Rama që sipas tyre nuk perfaqëson popullin por grupet kriminale.
Protesta te tilla vijnë në një kohë kur partitë opozitare kanë vendosur djegien e mandateve.

Artikuj Pasardhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *