TV LEZHA

TV LEZHA

LEZHE, KESHILLI BASHKIAK MIRATON BUXHETIN E VITIT 2019 (FOTO/VIDEO)

Këshilli i Bashkisë Lezhë miratoi buxhetin e vitit 2019, buxhet i cili parashikon një sërë investimesh publike në shërbim të qytetarëve, të parashikuar në çdo njësi administrative.Viti 2019 do të shoqërohet me implementimin e 69 projekteve të Bashkisë Lezhë, ku investimet më të mëdha do të jenë në përmirësimin e infrastrukturës. Brenda pak javësh Bashkia Lezhë do të nisë punën për sistemimin e lagjeve Besëlidhja, Nënë Tereza, Rrugës ‘’Hydajet Lezha’’, Rrugës ‘’Faik Konica’’, rrugës ‘’Çamëria’’ pranë Bordit të Kullimit,’’Princat e Kuvendit’’ pranë lagjes Gurra, sistemim i lagjes së Spitalit, ndërhyrje në lagjen Skenderbeg, rikonstruksionin e rrugëvë në brendësi të qytetit etj. Buxheti i vitit 2019, është buxheti i banorëve të Lezhës, ku të ardhurat e bashkisë janë më të larta për shkak të të ardhurave nga ndërtimet, të cilat për tre vite ishin të bllokuara duke sjellë një dëm buxhetit të parashikuar me rreth 9 mln euro, tre milionw euro më pak në vit, për pasojë duke cunguar edhe investimet e parashikuara për tre vitet e kaluara.
Investimet do të prekin çdo njësi administrative, ku është parashikuar sistemimi i qendrave të zonave dhe ndërhyrje në sistemin e kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza. 

Artikuj Pasardhes

LEZHE, AKU NE TERREN PER MONITORIM TE VAZHDUESHEM. (FOTO/VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet për këtë fillim viti shkollor.Sipas drejtorit të A.K.U Lezhë deri më tani nuk është konstatuar asnjë problem.Megjithate AKU do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me qëllim parandalimin e abuzimeve me produktet ushqimore. Të afërta

Lexo Me Shume »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *