TV LEZHA

TV LEZHA

Meta nga Lezha, flet per çështjen “Balili” dhe dekretimin e Rames si ministër. (FOTO)

Nga Lezha, ku ka qenë këtë të martë, presidenti Ilir Meta ka komentuar dy prej zhvillimeve të politike dhe jopolitike të orëve të fundit.
Së pari, në lidhje me propozimin e kryeministrit Rama që emri i tij të dekretohet edhe si ministër i Jashtëm, një rol që do ta mbajë përkohësisht derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese për të zgjidhur ngërçin Kryeministri-Presidencë.

“Për kryeministin ministër të Jashtëm, besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”, tha Meta për kryeministrin.

Ndërkohë që përshëndeti edhe ndalimin e Klement Balilit, një person që e cilësoi si me probleme shumë serioze.

“E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha Meta.

Deklaratat, Meta i bëri nga Bashkia e Lezhës, e cila iu përgjigj kërkesës presidenciale për fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Artikuj Pasardhes

LEZHE, “RRJETA MIRMANGASH” ME KABUJ DHE TELA.(FOTO/VIDEO)

Rrjeti i telave dhe kabllove gjendet në çdo lagje të qytetit të Lezhës dhe paraqesin një pamje të shëmtuar për syrin e njeriut po ashtu paraqesin edhe një rrezik të madh për jeten e banorëve.Keto kabllo që qëndrojnë të varura ndërmjet objekteve e pallateve janë furnizues të energjisë elektrike dhe[…]

Lexo Me Shume »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *