TV LEZHA

TV LEZHA

LEZHE, AFRIMI SEZONIT/BASHKIA FILLON PASTRIMIN E VIJES BREGDETARE. (FOTO/VIDEO)

Në bregdetin e Shëngjinit ka nisur puna për të pastruar brezin e rërës nga mbeturinat e sjella nga deti gjatë dimrit dhe rreshjeve. Sipas Dodë Brungës, teknik në drejtorinë e shërbimeve pranë bashkisë Lezhë, ky pastrim në këtë zonë është bërë edhe më herët pasi sa herë ka rreshje deti sjell papastërti ku problemi kyç janë mbetjet plastike.Sikundër kjo zonë, pastrimit do i nënshtrohet e gjithë vija bregdetare, kjo është të paktën ajo që citon Brunga.
Leshterikët, materialet plastike por edhe rëra që ka zaptuar gjatë baticës së detit një pjesë të shëtitores janë pjesë e punës së bashkisë Lezhë me një vijë të gjatë bregdetare të paktën mbi 6 km e nevojshme për t’iu nënshtruar pastrimit duke përfshirë Shengjinin, Kune Vain dhe Tale.
Një pjesë të kësaj pune duhet ta bëjnë edhe bisneset të cilat marrin për shfrytëzim pjesën ranore gjatë sezonit por kontratat lidhen shumë vonë pas 20 majit çka do të thotë se kontributi i tyre ne pjesën publike është i papërfillshëm.


Artikuj Pasardhes

LEZHE, TEKNOLOGJIA VS LIBRI! (FOTO/VIDEO)

Libri është thesari më i çmuar për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë por me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë duket se marrdhënia e të rinjve me librin nuk është aspak e mirë pasi leximin e kanë lënë në plan të dytë. Ato që frekuentojnë rregullisht bibliotekën janë kryesisht[…]

Lexo Me Shume »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *