TV LEZHA

TV LEZHA

LEZHE, RIORGANIZOHET SKEMA E NDIHMES EKONOMIKE.(FOTO/VIDEO)

Më shumë se gjysma e familjeve të cilat kanë përfituar deri dje ndihmë ekonomike janë larguar nga skema pas mënyrës së re të verifikimit. Janë plot 3041 familje të cilat nuk janë më pjesë e skemës në tre rrethet e qarkut të Lezhës ; Lezhë ,Mirditë dhe Kurbin.
Faktin e konfirmon vetë drejtori i shërbimit Social Shtetëror Qarku Lezhë Keler Sufja i cili sqaron se nëse për disa individë ky mund të quhet lajm i keq nuk është i tillë sepse janë larguar nga kjo skemë ata të cilët kanë abuzuar.Deri para pak kohësh ndihma ekonomike trajtohej nga pushteti vendor ndërsa aktualisht pushteti vendor pra bashkitë vetëm paraqesin listat ndërkohë verifikimi bëhet nga shërbimi social shtetëror.


Artikuj Pasardhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *