TV LEZHA

TV LEZHA

LEZHE, NGJARJA MAKABER U MERR JETEN 3 TE RINJVE DHE NJE “ENGJELLI”.(FOTO/VIDEO)

Rreziku për familjen Zefi dhe Gjergji ( mbiemri i familjes Aldes) pasditen e të shtunës së 7 tetorit do të ishte i madh.Ata do të humbisnin më të dashurit, bijtë e tyre në një aksident tragjik.Edmondi, Valentini dhe Alda e cila shumë shpejt do të sillte në jetë edhe një femijë u nisen drejt udhetimit pa kthim.Teksa i’u drejtuan Torovicës, fshat ku ishte bijë Alda, ku do të shkonin për një festë zone, ata nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion pasi një masiv shkëmbor është shkëputur nga një lartësi mjaft e madhe dhe pasi ka përshkruar një trajektore të gjatë ka goditur me forcë drejtpërdrejt mbi automjetin me të cilin po udhëtonin të rinjtë, e me pas me një tjeter kapercim mbi 70–80 metra ka përfunduar në arën përkrah rrugës.Vëllezrit Zefi dhe Alda , bashkëshortja e Edmondit, jetonin në
Rraboshtë ndërsa këta të fundit ishin martuar prej më shumë se një viti.Në vëndin e ngajrjes me shpresën e madhe për të ndihmuar do mberrinin ambulancat, zjarrëfikëset sigurisht edhe policia por nuk kishte asgjë për të bërë për të rinjtë.Trupat e pajetë të tre të rinjve u nisen drejt morgut ndërsa tmerrësisht e dhimbshme do të ishte situata nga familjarët të cilët e kishin të pamundur të besonin ngjarjen e rendë.Edmondi, Valentini dhe Alda por edhe një ëngjëll që nuk erdhi në jetë mbeten në mes të udhetimit, disa për ta jetuar e dikush thjesht për ta ndjerë aromën dhe dritën e jetës.




Artikuj Pasardhes

LEZHE, AKSION ANTIDUHAN! (FOTO/VIDEO)

Në lokalet e Lezhës gjate dites së mërkurrë kanë mbërritur inspektorët shteterorë shëndetësorë për të parë nëse ligji kundër duhanit zbatohet.Kreu i ketij institucioni ka bërë me dije se deri më tani në Lezhë janë inspektuar 220 institucione si dhe janë marrë 2 masa administrative. Të afërta

Lexo Me Shume »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *